Header

Dua Lipa arrin marrëveshjen ‘7 shifrore’ me Porche

Dua Lipa do të jetë fytyra e re e një marke të njohur automobilistike. Artistja shqiptare ka arritur kështu marrëveshjen më të madhe deri tani.

Këngëtarja e “New Rules” më parë ka qenë edhe imazhi i kompanisë së makinave luksoze “Jaguar”. Tashmë do të jetë fytyra e re e Porsche

Burime pranë Duas shprehen se: “Dua është një yll global. Porsche i ofroi asaj një marrëveshje me shtatë shifra që nuk mund ta refuzonte.

Dua filloi të punojë me Jaguar në 2018 dhe ka arritur të fitojë një shumë të madhe parash. Ishte një ofertë vërtet emocionuese dhe ajo mezi pret të përfshihet.”

Rikujtojmë, se më në fund Dua-s i është dhënë leja për të filluar rinovimin e shtëpisë së saj në Londër, pas një beteje gati 2-vjeçare.

Ylli i muzikës prej disa kohësh është në një lidhje romantike me regjisorin francez, Romain Gavras.

You may also like ...