Një 28-vjeçar shqiptar i prekur nga COVID-19, ka ndërruar jetë në Itali, në banesën e tij.
Sipas mediave italiane, shkak për vdekjen është bërë një emboli pulmonare.
Luçan Elezi jetonte në komunën San Giovanni di Fassa dhe punonte në ndërtim.
Vetëm 10 ditë më parë ai kishte lënë spitalin e Roveretos, pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore dhe qëndronte i vetëkarantinuar në shtëpi.
Disa ditë më parë atij iu mor tamponi dhe rezultoi negativ, ndërkohë i riu ishte në pritje të analizave të dyta.
Elezi erdhi në Val di Fassa pas vëllait dhe xhaxhait të tij.
Më pas ai mori me vete edhe gruan, me të cilën jetonte.
Miqtë e shumtë të shqiptarët kanë shprehur dhimbjen nëpërmjet postimeve në Facebook.
“E kemi zemrën të thyer, do ta kujtojmë gjithmonë si një mik të madh, i paharrueshëm shpirti i tij njerëzor, i edukuar, i zgjuar dhe punëtor shumë i mirë”, shkruan njëri prej miqve të tij.
Numri i të prekurve nga COVID-19 në Itali ka kaluar shifrën 105 mijë, në mesin e të cilëve 12.428 janë viktima dhe 15.729 të shëruar.
- Demi Lovato shfaqet si një “surprizë” në videon e të dashurit
- Aktori i “Star Wars”, Andrew Jack vdes nga koronavirusi