Lajm i keq për të gjithë fansat e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, pasi çifti duket se po shkon në një drejtim që mund të përfundojë në një divorc. Që kur u rilidhën pas gati dy dekadash, çifti vendosi të martohej shpejt dhe të përpiqej të jetonte një jetë së bashku.
Të shumta kanë qenë fotografitë e kapura nga paparacët, që tregojnë Ben Affleck të mërzitur e shqetësuar. Edhe pse çifti ka zgjedhur t’i mohojë këto lajme duke bërë dalje ku shihen edhe të lumtur, së fundmi mediat e huaja thonë se ata janë drejt divorcit.
Kjo për disa arsye: Jennifer Lopez është parë në shumë vende e vetme, pa Ben Affleck. Ajo e festoi ditën e nënës e vetme me miqtë ndërsa Ben ishte vetëm në Tom Brady Netflix Comedy Roast. Ndërkohë që burime të afërta me çiftin thotë se këta të dy tashmë po përpiqen t’i bëjnë gjërat të funksionojnë përmes terapisë në çift.
Sipas burimit, Ben është ai që po përpiqet ta bëjë të funksionojë sepse nuk dëshiron që një martesë e dytë të dështojë. Burimi e njeh Ben Affleck-un për më shumë se dhjetë vjet dhe e di mirë situatën brenda shtëpisë së atij çifti.
Nëse gjërat vazhdojnë ashtu siç po shkojnë për momentin, ekziston një mundësi e madhe që së shpejti të raportojmë për një divorc të mundshëm. In Touch po raporton gjithashtu se Ben Affleck tashmë është larguar nga shtëpia që blenë së bashku vitin e kaluar. Edhe këtë herë, as Ben Affleck dhe as Jennifer Lopez nuk kanë komentuar këto raporte nga In Touch Weekly.
- Romeo tregon momentin më të bukur në shtëpinë e ‘BBV’
- Drini Zeqo: “Heidi nuk është kaq e pafajshme, fsheh diçka”