Header

Drake i dhuron çantën Hermes Birkin fanses gjatë koncertit të tij!

Drake i bëri një fanseje në koncertin e tij në Los Anxhelos surprizën e jetës të mërkurën, kur ai doli në skenë me një çantë rozë Hermès Birkin dhe ia dorëzoi një gruaje në rreshtin e parë, duke bërë që dhurata e tij bujare të bëjë ‘xheloze’ mjaft zonja.

Ai zgjodhi një grua në rreshtin e parë për të marrë çantën rozë, e cila shkon më shumë se 30 mijë dollarë, duke thënë “Sigurohu që të kesh siguri në dalje”.

“Omg a mund ta imagjinoni jo vetëm të merrni një Birkin falas, por të merrni një Birkin falas nga Drake?”, komentoi një fans në TikTok.

Drake nuk është thjesht bujar kur bëhet fjalë për fansat e tij; ai tha për Hollywood Reporter-it në vitin 2017 se po mblidhte çanta Birkin për t’ia dhënë “gruas me të cilën do të përfundojë”.

Disa nga koleksionet e tij të shtrenjta u zbuluan në vitit 2020, me anë të një fotoje që tregonte pjesën e brendshme të “dollapit të tij dykatësh”, një hapësirë luksoze që “është e stolisur me pajisje ametisti dhe kristale guri”.

You may also like ...