Header

Do habiteni, Snoop Dogg tregon fobinë e tij më të madhe

Reperi amerikan, Snoop Doog, ka pranuar se ai asnjëherë nuk e ka bërë asnjë videoklip me kuaj për shkak se tmerrohet nga ta.

I ftuar në një emision, ai ka treguar për fobinë e tij, nga e cila tmerrohet vetëm kur e sheh.

Prezantuesja e emisionit tregoi se kishte pasur dëshirë që në fëmijëri, që të rriste kuaj në një fermë. Ky rrëfim duket se e shtyu Snoopin të tregonte për frikën që ka. “Kam frikë nga kuajt”, tha ai.

Ajo u befasua nga deklarimi i reperit dhe e pyeti se si i ndodh kjo, dikujt si ai, që është kaq i madh.

“Sot e kësaj dite ende nuk e di se nga më vjen kjo fobi, vetëm jam jashtëzakonisht i tmerruar nga ta. E kam shumë seriozisht. Asnjëherë askush nuk më ka parë në asnjë skenë me një kalë”, ka thënë Snoop.

Ai ka vazhduar të tregoj se ka bërë filmime me kafshë si iguana, strucë, e disa kafshë të tjera, por asnjëherë me kuaj dhe se as ai vetë nuk e di pse.

Reperi ndër të tjera ka thënë se e ka parasysh dashurinë që njerëzit ndjejnë për kuajt dhe shpreson se një ditë dikush do ta mundësojë takimin e tij me ndonjë kalë të vogël.

“Vetëm që të mësohem se si të qëndrojë përreth tij”, tha ai.

You may also like ...