Header

Dhunoi dhe kërcënoi me jetë bashkëshorten Arbenitën: arrestohet reperi Fero!

Një ngjarje tejet shqetësuese ka ndodhur në familjen e reperit nga Kosova Fero, i cili është arrestuar pasi mendohet se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij Arbenita. Sipas mediave në Kosovë, Feronit Shabani, i cili njihet në publik si Fero dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj modeles Arbenita me të cilën ka edhe një vajzë.

Ngjarja ka ndodhur ne Gjilan, në banesën në të cilin çifti prej disa kohësh jeton bashkë me vajzën e tyre të mitur.

Për arsye që nuk bëhen të ditura sherri mes bashkëshortëve ka degraduar deri në atë pikë sa këngëtari ka goditur me grushte dhe i ka thyer telefonin bashkëshortes. Më tej ai e ka kërcënuar me jetë, duke u shprehur se do ta vrasë nëse ajo tenton t’i marrë vajzën.

Arbenita është drejtuar menjëherë ne instancat policore, të cilët kanë reaguar duke prangosur dhe lënë në burg reperin e njohur.

Dyshja kanë nisur romancën e tyre disa vite më parë dhe janë prindër të një vajze 3 vjeçare të quajtur Nina.

You may also like ...