Header

Depresioni sezonal mund të shfaqet edhe në pranverë: disa këshilla!

Depresioni sezonal përfshin simptoma që vijnë dhe shkojnë me ndryshimin e stinëve. Më së shpeshti, simptomat shfaqen në vjeshtë e dimër dhe përmirësohen me afrimin e pranverës. Megjithatë nuk ndodh gjithmonë kështu, këto ndryshime në humor mund të fillojnë në pranverë dhe të vazhdojnë deri në verë.

Duke qenë se ekspertët e kanë lidhur depresionit sezonal të dimrit me mungesën e dritës së diellit, ju mund të pyesni veten se çfarë e shkakton këtë edhe në pranverë. Në fund të fundit, ditët po zgjasin, natyra po lulëzon dhe ka më shumë ditë me diell.

Simptomat më të shpeshta

Ndërsa ditët e dimrit largohen dhe pranvera afrohet, mund të vini re: Një humor të rënduar me ndjenja të vazhdueshme trishtimi dhe dëshpërimi. Më pak ose aspak interes për aktivitetet tuaja të zakonshme. Vështirësi në gjetjen e motivimit për rutinën e përditshme. Ndryshime në energji. Shqetësime me gjumin. Probleme me përqendrimin ose kujtesën. Oreks i shtuar ose humbje peshe. Nervozizëm i pazakontë. Ndjenja zemërimi ose agresion. Mendime rreth vdekjes ose vetëvrasjes. Pavendosmëri.

Arsyet se përse ndodh?
Depresioni pranveror është më pak i zakonshëm se depresioni i dimrit dhe ekspertët nuk e dinë saktësisht se çfarë e shkakton atë. Disa teori të mundshme përfshijnë:

Rritja e dritës së ditës dhe ngrohtësisë
Drita dhe nxehtësia ekstreme mund t’ju bëjnë të ndiheni të dobët e të pamotivuar dhe të shkaktojnë më tepët shqetësim dhe nervozizëm. Intensiteti i dritës së diellit mund të prishë ritmet cirkadiane dhe të prishë ciklin gjumë-zgjim. Duke e bërë më të vështirë plotësimin e orëve të gjumit që ju nevojiten për shëndet dhe mirëqenie.

Zhbalancimi i kimikateve të trurit
Truri juaj prodhon një numër neurotransmetuesish të ndryshëm, ose lajmëtarësh kimikë. Ato ndihmojnë në rregullimin e humorit, emocioneve dhe proceseve të tjera të rëndësishme trupore. Zhbalancimi i tyre mund të ndërhyjnë në këto funksione dhe të luajë një rol në zhvillimin e simptomave të shëndetit mendor. Mendohet që depresioni pranveror mund të ndjekë modelin e kundërt nga depresioni i dimrit.

Rritja e menjëhershme e dritës së diellit bën që trupi juaj të prodhojë më pak melatoninë, kështu që ju përfundoni duke fjetur më pak se sa keni nevojë. Në të njëjtën kohë, nivelet e serotoninës në trup rriten si rezultat i natyrshëm i zgjatjes së ditës dhe motit me diell.

Nivelet e larta të serotoninës mund të shkaktojnë gjithashtu shqetësime në shëndetin mendor, duke përfshirë çrregullimin e ankthit social, të shkaktojë shqetësim dhe nervozizëm.

You may also like ...