Header

Demi Moore në një lidhje dashurie me Joe Jonas?

Demi Moore dhe Joe Jonas kanë nxitur së fundmi spekulime për një lidhje dashurie.

Aktorja dhe këngëtari janë parë duke shijuar një drekë së bashku në një hotel në Francë, dhe thuhet se u njohën në Festivalin e Filmit në Kanë pas një performancë të Jonas.

“Demi dhe Joe janë bërë miq. Ata kanë miq të përbashkët dhe janë afruar shumë”, ka thënë një burim për DailyMail.

Megjithatë thashethemet për një romancë janë mohuar nga një burim tjetër, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është  miqësore.

Artisti më parë ka përfunduar lidhjen e tij pesëmujore me aktoren Stormi Bree.

Para saj, ai ka qenë katër vjet i martuar me aktoren Sophie Turner, 28 vjeçe, me të cilën ka dy fëmijë.

 

Demi Moore in new 'friendship' with Joe Jonas: sources

Demi Moore in new 'friendship' with Joe Jonas: sources - Hot News Updates

You may also like ...