Header

Del në shitje gjerdani ikonik perla me 178 diamante i Princeshës Diana

Gjerdani prej diamanti i Princeshë Diana, të cilin e kishte vënë vetëm dy muaj përpara se të vdiste ka dalë në shtije me një çmim prej 10 milionë euro.

Princesha Diana ka pasur gjithmonë një shije të shkëlqyer dhe për këtë ajo është cilësuar edhe si një ikonë e stilit.

Princess Diana's 'Swan Lake' Necklace and Earrings Are Up for Auction

Një grua e bukur që dinte të zgjidhte me saktësi bizhuteritë, duke filluar nga gjerdanët, varëset dhe unazat, të cilat i kombinonte në mënyrë perfekte me veshjet dhe përputheshin gjithmonë me statusin e eventit.

Një nga këto evente ishte edhe ai i qershorit 1997, ku Princeshë Diana mori pjesë në shfaqjen gala të Baletit Kombëtar Britanik “Liqeni i Mjellmave”. Askush nuk e dinte në atë kohë se do të ishte një nga daljet e saj të fundit publike.

Princess Diana's iconic Swan Lake necklace goes on sale for $12 million |  HELLO!

E stolisur me diamante dhe perla të Detit të Jugut kjo vrase është padyshim ëndrra e çdo gruaje edhe vajze.

Diana dukej magjepsëse me një fustan nga “Jacques Azagury” dhe takat e “Jimmy Choo”, por shkëlqimi i veshjes së saj ishte një gjerdan me perla nga Deti i Jugut, i bërë me porosi nga “Garrard”.

Argjendarja e mbretërisë krijoi gjerdanin dhe vathët e ngjashëm, të cilët nuk ishin të përfunduar në atë kohë bazuar në dizajnet e vetë Princeshës Diana.

Pasi ajo vuri gjerdanin, iu kthye “Garrard”-it, në mënyrë që të mund të përfundonin edhe vathët por, për fat të keq ata nuk u përfunduan para vdekjes së saj tragjike.

I njohur tashmë si “Swan Lake Suite”, gjerdani dhe vathët do të dalin në ankand nga Gurernsey’s muajin e ardhshëm. Gjerdani përmban 178 diamante dhe pesë perla nga Deti i Jugut dhe vathët dy perla dhe gjashtë diamante.

Diamond and pearl necklace worn by Diana for final engagement goes up for  sale | Daily Mail Online

You may also like ...