Header

Debutim magjik me Inter Miami, Messi i jep fitoren skuadrës në “frymën e fundit” me një “perlë”

Debutim me gol nga goditja e dënimit për Lionel Messin. Në eksperiencën e parë amerikane, fituesi i 7 Topave të Artë, njëkohësisht kampioni i botës në fuqi dhe një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë, tërhoqi vëmendjen e gjithë Amerikës që shpreson të nisë një rrugë të re që do të fuqizojë shumë futbollin edhe përtej Atlantikut.

Ylli argjentinas i ka dhënë fitoren ekipit të tij në minutën e 90+4’ në Kupën e Ligës së Amerikës Veriore dhe Qendrore. Goli i kampionit të botës me Argjentinën ishte një perlë fantastike, pasi Messi ekzekutoi një goditje dënimi duke e dërguar drejtë e në rrjetë dhe bëri që i gjithë stadiumi të çmendej për të.

Messi dhe Busquets e nisën ndeshjen e tyre debutuese nga stoli, duke u aktivizuar të dy në minutat e para të pjesës së dytë.

 

You may also like ...