David Beckham ka postuar së fundmi në “TikTok”-un e bashkëshortes së tij një video ku tregon rutinën e tij të grimit.
Futbollisti është shfaqur gjysmë i zhveshur në kamera dhe ka filluar të pretendojë sikur po bën grim. I veshur vetëm me një peshqir, ai mori furçën duke imituar gruan e tij, e cila kishte postuar një video të ngjashme disa ditë më parë.
@victoriabeckham Mr Beckham’s very own #VictoriaBeckhamBeauty tutorial ??
“Kështu që kur përdor disa prej tyre, gruaja ime më thotë se është ndriçimi më i mirë për të bërë xhirimet. Jam dakord, por nuk e di vërtet se për çfarë po flas”, tha ai me shaka para se të vazhdonte: “Më pëlqen të hidratohem dhe të kujdesem për lëkurën time dhe padyshim kjo është mënyra më e mirë për ta bërë atë sipas këshillave të bukurisë së Victoria Beckham“.
@victoriabeckham This is the ultimate contour stylo! When creating my #VictoriaBeckhamBeauty Contour Stylus I really wanted it to feel as easy as drawing with a crayon, but with maximum precision. I’m wearing shade Sandstone, using it to define my nose, provide a base for my smoky eye, enhance my cheekbones and jawline and sculpt around the temples. xx VB
Ndjekësit e çiftit lanë shumë komente. Një person shkroi: “Tutorialin që na duhej dhe nuk e dinim.”
Një tjetër ndjekës e quajti Beckham “legjendë“.
- Kanye West paditet nga “Gap” për 2 milionë dollarë
- Shuhet në moshën 83-vjeçare mbretëresha e “Rock’n Roll”, Tina Turner