Header

Darka për Mbretin Charles i kushtoi presidencës së Francës 475 mijë euro

Një raport shtetëror i shpenzimeve në Francë ka zbuluar së fundmi se një darkë për mbretin britanik Charles III i ka kushtuar zyrës së presidentit francez €475,000, shkruan BBC.

Presidenti Emmanuel Macron donte me çdo kusht të impresiononte monarkun e ri në vizitën e tij të shtatorit, teksa të ftuarve iu servirën arragosta blu, gaforre dhe asortimente të ndryshme djathrash.

Në raportin vjetor të llogarive presidenciale u zbulua së fundmi shuma që supozohet të jetë shpenzuar, duke paralajmëruar se darkat qeveritare kishin kontribuar në deficitin prej €8.3 milionë në buxhetin e vendit.

Në darkën e banketit ishin gjithashtu aktori amerikan Hugh Grant, trajneri futbollit Arsene Wenger dhe ish-muzikanti i Rolling Stone, Mick Jagger.

France holds rich state banquet for King Charles III – DW – 09/21/2023

Let them eat lobster! France spent over $500,000 on a state dinner for King  Charles | CNN Business

You may also like ...