Header

Dalin në ankand skenarët e “Friends”

Skriptet origjinale nga shfaqja e njohur televizive “Friends” u gjetën brenda komodinës së një ish-punonjësi dhe tani po dalin në ankand.

Një burrë 60-vjeçar në pension, i cili dëshiron të mbetet anonim, tha se kohët e fundit i zbuloi skenarët kur po pastronte shtëpinë e tij në përgatitje për t’u zhvendosur.

Ai i tha Hansons Auctioneers se vendosi t’i çonte për vlerësim në Hansons, një shtëpi ankandi që është e specializuar në bizhuteri, arte të bukura dhe koleksione në MB.

“Mjaft qesharake, unë nuk jam një fans i madh i ‘Friends’. Nuk më pëlqen shfaqja, por vetëm kohët e fundit kam parë episodet për të cilat kam skenarët,” tha ai.

Burri punonte në Fountain Studios në lagjen Wembley të Londrës, Angli, ku u filmuan dy episode të njohura “Friends” – “The One with Ross’s Wedding Part I” dhe “The One with Ross’s Wedding Part II”.

Episodet janë më të njohura për momentin kur Ross thotë aksidentalisht, “Unë, Ross, të marr ty Rachel” në vend të emrit të nuses së tij të ardhshme dhe kur publiku sheh për herë të parë romancën e Chandler dhe Monica.

Ai tregoi gjithashtu se i zbuloi skenarët në një kosh disa javë pas xhirimit, pasi ishte detyra e tij të sigurohej që të mos linte asgjë të padëshiruar përreth hapësirës së studios.

“Nuk isha i sigurt se çfarë të bëja me ta, kështu që i futa në sirtarin e zyrës time,” shpjegoi ai.

Pasi u largua nga kompania vitin e ardhshëm, ai pastroi tavolinën e tij duke vendosur gjithçka në një kuti kartoni. Skriptet vlerësohet të shiten për të paktën 650 dollarë.

Original 'Friends' TV scripts found in a bin from 25 years ago up for  auction

Friends scripts set for auction after being found in TV studio bin 25 years  ago - Mirror Online

You may also like ...