Header

Cristiano Ronaldo sapo theu një rekord tjetër në Instagram

Kur vjen puna te thyerjet e rekordeve emri i Cristiano Ronaldos është i pari që të vjen në mend.

Dhe tani ai ka thyer një rekord në Istagram pasi u zyrtarizua transferimi i Kylian Mbappe në Real Madrid.

Mbappe postoi në Instagram katër foto gjatë fëmijërisë veshur me fanellat e bardha të klubit. Një nga ato foto ishte me Ronaldon kur Zinedine Zidane e ftoi kur ai ishte 14-vjeç në kompleksin e Madridit në Valdebebas në vitin 2012.

“Radha ime për të parë, i emocionuar që të të shoh duke ndezur Bernabeun,” shkroi Cristiano. Dhe komenti ka grumbulluar mbi 4 milionë pëlqime, duke vendosur një rekord të ri për komentin më të pëlqyer në Instagram, një rekord i mbajtur më parë nga një koment në postimin e Reed Harrington.

LiveScore on X: "?.???????? ? Cristiano Ronaldo has broken the  record for most-liked comment in Instagram history for his comment on  Kylian Mbappe's post after the French star joined Real Madrid ??

You may also like ...