Këngëtarja dhe ylli i Disney, Coco Lee, është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare. Ajo vuante prej vitesh nga depresioni, ndërsa motrat e gjetën në gjendje kome në shtëpi, pas një tentative për vetëvrasje.
E lindur në Hong Kong, Lee u zhvendos në SHBA kur ishte fëmijë dhe nxori albume në mandarin dhe anglisht.
Pasi publikoi albumin e saj të parë, ‘Mandarin’, ajo ia dha zërin heroinës së Disney-t ‘Mulan’ në filmin me të njëjtin emër, dhe performoi gjithashtu kolonën zanore të ‘Hidden Dragon’ në 2001.
Kënga e saj e fundit u publikua dy javë më parë dhe titullohej “Kënga e betejës”. Këngëtarja ishte e martuar me Bruce Rockovich në vitin 2011. Edhe pse u përfol se ishin ndarë tre vite më parë, asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi.
- Madonna po rikuperohet në shtëpi, si është gjendja shëndetësore e saj
- Fenomeni “El nino” pritet të prekë Shqipërinë, meterologët: Do ketë mot ekstrem