Header

Çmenduria! Një tifoz i lë trashëgim pasurinë e tij Neymar-it

Një burrë brazilian ka menduar se gjëja më e mirë që mund të bënte është që të gjithë pasurinë e tij t’ia linte trashëgim futbollistit Neymar.

Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, por që mendohet se është një tifoz i madh i kombëtares braziliane, thotë se i pëlqen shumë sulmuesi i PSG dhe se identifikohet me të.

“Edhe unë kam vuajtur nga shpifjet, njësoj si Neymar. Jam shumë familjar dhe marrëdhënia e tij me babain më kujton marrëdhënien time me babain. Nuk jam mirë me shëndet dhe po mendoja se kujt do t’ia lë pasurinë. Duke qenë se nuk kam askënd për t’ia lënë dhe duke qenë se nuk dua që gjërat e mia t’i marrë qeveria apo të afërmit me të cilët nuk shkoj mirë, mendova t’ia kaloj Neymarit”, tha 30-vjeçari.

Neymar është një nga sportistët më të paguar në botë, me fitime që vetëm në vitin 2023 mendohet se shkojnë 85 milionë dollarë.

Nisur nga kjo, në testament mund të kishte vendosur emrin e dikujt që kishte me të vërtetë nevojë për para…

 

You may also like ...