Produksioni i Big Brother ka vendosur që të shesë biletat për finalen e madhe me shifra marramendëse që fillojnë nga 500 euro.
Nga finalja e show- të na ndajnë më pak se 10 ditë dhe të gjithë janë kuriozë për të mësuar finalistin që do të zgjidhet fitues i edicionit të dytë. Finalja e madhe e spektaklit, e cila do të mbahet më 6 maj në Tiranë ka mundësuar për fansat e flaktë biletat për ta parë live mbrëmjen e fundit të këtij edicioni.
Në faqen zyrtare të Top Channel thuhet se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë nga afër e finales, do të duhet të paguajnë bileta që nisin nga 500 euro.
Fillimisht u tha se finalja do të mbahej në ambientet e Air Albania, por deri tani një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga ana e produksionit. Bileta për të marrë pjesë në finale nuk është e aksesueshme online, dhe kërkesa do të duhet të bëhet vetëm përmes emailit zyrtar.
Çmimet e biletave do të variojnë nga 500 euro deri në 1000 euro. Sipas organizatorëve të programit, për arsye sigurie dhe për shkak të kërkesës së lartë, kanë njoftuar se biletat janë të limituara.
- Bebe Rexha për kulturën shqiptare në ‘Rolling Stone’: Burrat hanë të parët, gratë trajtohen si të dorës së dytë
- Skulpturë çokollate për Mbretin/ Busti me përmasa reale u zbulua për të festuar kurorëzimin e Charles III