Header

Chris Brown: Kam rreth 15,000 këngë të papublikuara

Këngëtari i famshëm, Chris Brown pretendon se ka një numër befasues këngësh të papublikuara. Në një episod të ri të podcast-it të Shay Shay Club, prezantuesja Shannon Sharpe e pyeti kantautorin se cilat janë tre këngët e tij kryesore të papublikuara.

“Është shumë e vështirë, sepse të jem i sinqertë me ju, kam rreth 15,000 këngë të papublikuara”, tha Chris Brown, duke e habitur prezantuesin me zbulimin. “Vetëm në telefonin tim, në disa aplikacione, kam ndoshta 1800”, shtoi këngëtari.

Kjo nuk është hera e parë që Brown pretendon të ketë një numër të madh këngësh në magazinë. Këngëtari R&B i tha Hot 97 në 2017 se kishte 800 këngë të papublikuara vetëm në telefonin e tij.

Albumi i 11-të i Brown, ’11 :11 ‘, do të publikohet më 11 nëntor, me 11 këngë.

You may also like ...