Pas suksesit të filmit dokumentar The Ferragnez në Amazon Prime Video, duket se Chiara po mendon të rrëfejë kapitullin e fundit të jetës së saj në një dokumentar të ri.
Ideja për këtë projekt të ri lindi pas ndarjes nga Fedez, e cila ndodhi shkurtin e kaluar pas 5 vitesh martesë dhe dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria.
E përjavshmja Chi në fakt ka parashikuar që Chiara Ferragni mund të ndiqte gjurmët e Ilary Blasi, me një dokumentar që jo vetëm do të eksplorojë fundin e martesës së saj me Fedez, por që mund të zbulojë edhe detaje dhe këndvështrime të reja mbi jetën e saj personale dhe profesionale.
Sipas thashethemeve, dokumentari, me sa duket synohet të transmetohet në Amazon Prime, mund të jetë një mënyrë që Chiara të ndajë versionin e saj të ngjarjeve të fundit.
Mbetet për t’u parë se si do të evoluojë ky projekt dhe si Chiara Ferragni do të jetë në gjendje t’i transformojë sfidat private dhe profesionale në një rrëfim të fuqishëm dhe frymëzues për fansat e saj.
Angazhimi për të ndërtuar një histori të re kinematografike vazhdon të ngjall interes dhe pritshmëri te publiku, i cili mezi pret të zbulojë sfonde të reja në jetën e influencueses.
- Arbana Osmani e konfirmon, rikthehet sërish në ekran
- George Clooney ka një kërkesë për Biden: “Bidenin e dua, por të ikë”