Header

Çfarë kërkuan shqiptarët këtë vit më së shumti në Google?

Në kohën kur bota digjitalizohet gjithnjë e më shumë, interneti është burimi kryesor për të eksploruar, për t’u informuar dhe për të ndarë një sërë idesh.

Për shqiptarët, Google është dritarja virtuale që hapet çdo ditë për njohuritë, lajmet, dhe kuriozitetet e tyre.

Në vitin 2023, kërkimet në Google për Shqipërinë kanë pasuar një rrjedhë të vazhdueshme të ndryshimeve dhe zhvillimeve.

Nga zhvillimet teknologjike në gastronominë lokale, nga ngjarjet më të rëndësishme globale te çfarë mund të vizitoj në fundjavë, këto janë disa nga kërkimet ndër muaj, sipas “Google Trends”.

Në një hulumtim specifik të 12 muajve të fundit, vihet re se ka dy interesa shumë të mëdha të shfaqura ndër kërkimet e shqiptarëve.

E para bëhet fjalë për “ChatGpt”, platforma e njohur tashmë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale.

Ndërsa kërkimi i dytë në numër më i shpeshtë është “njoftime pune-marketing në Tiranë”, që ka tejkaluar edhe kërkimet për “kërkoj punë në Gjermani”.

Ditëve të fundit është rritur kërkimi mbi “Europian 2024”, duke marrë në konsideratë fitoret e njëpasnjëshme të skuadrës sonë kombëtare në futboll.

Kërkime të tjera përfshijnë:

– Ryanair, muajin e fundit ka qenë në top kërkime duke marrë në konsideratë hyrjen e një operatori të ri low-cost të fluturimeve në Shqipëri.

– Luiz Ejlli- edhe pas muajve të përfundimit të reality show-t, kërkimet për fituesin e këtij viti të “Big Brother Vip” vijojnë.

– Google Translate, Weather, Festat Kombëtare 2023.

You may also like ...