Header

Çfarë i ndodhi? Madonna gjendet pa ndjenja, dërgohet me urgjencë në spital

LOS ANGELES, CALIFORNIA - FEBRUARY 05: (FOR EDITORIAL USE ONLY) Madonna speaks onstage during the 65th GRAMMY Awards at Crypto.com Arena on February 05, 2023 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)

Një lajm i rëndë vjen nga Hollywood-i!

”Pagesix” raporton se Madonna është gjetuar pa ndjenja e më pas është dërguar me urgjencë në një spital të qytetit të New York. Media amerikane shkruan se kjo ka ndodhur ditën e shtunë, mirëpo vetëm sot është bërë e ditur ngjarja.

Po ashtu, është zbuluar se këngëtarja e “Material Girl”, u intubua për një natë dhe ajo tani është vigjilente dhe po përmirësohet.

Gjithashtu thuhet se vajza e saj Lourdes Leon ishte pranë saj gjatë gjithë kohës. Menaxheri i Madonna-s, Guy Oseary, ndau në Instagram detaje:

Të shtunën më 24 qershor, Madonna kaloi një infeksion serioz bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në ICU. Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor, por pritet një shërim i plotë. Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun. Do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara”

Në fillim të këtij viti, Madonna njoftoi se do të nisë turneun e saj “Celebration” për nder të 40-vjetorit të karrierës së saj muzikore. Udhëtimi global pritej të fillonte më 15 korrik në Rogers Arena në Vankuver, por postimi i Oseary në Instagram zbuloi se ishte shtyrë për shkak të frikës shëndetësore.

Pritet që të ketë lajmërime të tjera për gjendjen shëndetësore të saj.

You may also like ...