Dita me shi duhet të jetë e preferuara për ata që qëndrojnë në shtëpi. Aroma e shiut sjell një gjendje qetësuese. Kemi përzgjedhur katër gjëra që mund të bëni në një ditë me shi…
1. Lexoni një libër
Kur bie shi, daljet jashtë shtëpisë nuk janë edhe aq të këndshme. Ndaj një mënyrë e mirë për të kaluar kohën në një ditë me shi është të lexoni një libër.
2. Shihni një film
Nuk ka njeri që të mos dëshirojë të shohë televizor, sidomos filmat. Zgjidhni një film që ju pëlqen dhe shikojeni në shoqërinë e partnerit apo të miqve.
3. Pastroni
Punët e shtëpisë nuk janë edhe aq të dëshiruara, sidomos me ritmin e ngarkuar të ditës dhe punët e tepërta në zyrë. Por në një ditë me shi, kur nuk keni se ç’bëni jashtë shtëpisë, një mënyrë e mirë për të kaluar ditën është t’i dedikoheni pastrimit.
4. Kaloni kohë me miqtë
Në një ditë me shi, kur nuk keni punë, një mënyrë mjaft e mirë dhe argëtuese është të ftoni miqtë për të kaluar një pasdite apo mbrëmje së bashku. Do të argëtoheni dhe do të ndiheni të çlirët. Kështu edhe koha nuk do t’ju duket edhe aq e zymtë.
- Princi Harry tërheq padinë për shpifje kundër Mail
- Pa aksidentin e së motrës, Penelope Cruz rrëfen traumën e fëmijërisë: Kam frikë t’i jap makinës