Header

“C’est la vie”, një këngë për jetën nga Besa Kokëdhima

Një këngë për jetën nga Besa Kokëdhima. Këngëtarja e njohur vjen para publikut shqiptar me këngën e saj më të re, “C’est la vie”.
Besa Kokëdhima duket se e ka shumë për zemër këtë këngë të re. Ajo është kujdesur të realizojë dhe një videoklip për të dhe tani është gati për publikun.
“Përfunduam xhirimet e “C’est la vie”, ku një pjesë e ndava me vogëlushen engjëllore Edelinën, që pavarësisht se desha ta mbaja vazhdimisht përqafuar, ishte një nga njerëzit më profesionistë që kam punuar ndonjëherë”.
Ashtu siç Besa pohon, “C’est la vie” është një këngë dhe mesazh që e kam krijuar me shumë dashuri dhe sinqeritet artistik”.
Edhe prezantimin video e ka po aq përzemër, me një fabul që të rrëmben e një bashkëpunim përtej kufijve.

You may also like ...