Header

Capital T për Adrola Dushin: Vajza më e bukur shqiptare!

Capital T ka qenë së fundmi i ftuar në Top Arena dhe gjatë intervistës ka bërë një deklaratë të bukur për Adrola Dushin, duke konfirmuar në këtë mënyrë edhe lidhjen aq shumë të përfolur mes tyre.

I pyetur se kush është vajza më e bukur shqiptare sipas tij, këngëtari tha emrin e bukuroshes shqiptare, “Ne si racë jemi shumë të bukur, ka femra jashtëzakonisht shumë të bukura. Atë se them vetëm unë, por e thotë krejt Shqiptaria që Adrola Dushi është një ndër vajzat më të bukura shqiptare”, u shpreh Capitali.

Më tej Capitali foli edhe për planet për dasmë. “Unë jam njeri shumë familjar, e shoh veten në një të ardhme të afërme me një fëmijë, por për dasmën nuk kemi datë të afërt, por është në planet e mia”, zbuloi ai.

Pak ditë më parë edhe Adrola në një intervistë konfirmoi se është e dashuruar me “djalin më të bukur shqiptar”, por pa përmendur emër.

You may also like ...