Header

Buzëqeshja 850 mijë dollarëshe e Kaney West

Kanye West u pa teksa tregonte protezat e tij të reja prej titani ndërsa po shoqërohej me Chris Rock dhe gruan e tij, Bianca Censori të mërkurën.

Kanye i mbuloi dhëmbët e tij me modelin e lëmuar prej titani. Sipas mediave të huaja, kostoja e tyre është 850.000 dollarë.

Reperi 46-vjeçar ka treguar me krenari buzëqeshjen e tij luksoze dhe të frikshme për disa, në një postim në Instagram. Ai madje e krahason veten me “Jaws”, personazhin ikonë që u shfaq në dy filmat “The Spy Who Loved Me” dhe “Moonraker” të James Bond.Një burim i Daily Mail ka zbuluar se protezat e Kanye West janë edhe më të shtrenjta se diamantet, dhe janë dizajnuar nga vetë muzikanti.

Edhe pse është raportuar se Kanye i hoqi të gjithë dhëmbët, duke i zëvendësuar me mbushje metalike, dentisti Thomas Connelly që vendosi implantet deklaroi se ka ende një protezë të plotë dhe të shëndetshme nën veshjen e titanit.

Por shuma marramendëse që Kanye ka shpenzuar nuk i ka bërë dot fansat që ta pëlqejnë pamjen e tij të re, madje disa thanë  se Kanye po kërkon vëmendje, ndërsa një pjesë u ‘shqetësuan’ se nëse ai kafshon pa dashur gjuhën, do të ishte shumë e dhimbshme.

 

Kanye West gets new metal teeth 'unlike anything that has been done before'

You may also like ...