Turistët dhe banorët e Budvës që lëvizin nëpër rrugë në zonën e qytetit të vjetër me rroba plazhi ose pa rroba do të gjobiten me 200 euro. Kështu thuhet në Vendimin e Kuvendit Komunal të Budvës për rendin komunal.
‘Gjobat janë më rigoroze në krahasim me sanksionet që ishin vendosur në vendimin e mëparshëm, dhe policia e bashkisë së Budvës është përgjegjëse për respektimin e kësaj dispozite’, sqaroi kryetari Miloš Tajiq.
Me miratimin e këtij vendimi në parlament, Budva iu bashkua Splitit dhe Dubrovnikut, të cilët vendosën gjoba për turistët “lakuriq”.
Që nga gushti 2020, qyteti i Dubrovnikut ka pasur një vendim të ngjashëm për rendin. Turistët me veshje plazhi që ecin përgjatë Stradunit dhe pjesëve të tjera të Dubrovnikut do t’u paguajnë inspektorëve një gjobë prej 130 eurosh.
Në fillim të këtij viti në Split ka hyrë në fuqi një vendim i ri për rendin, me anë të të cilit janë vendosur gjoba më të larta se 150 euro për shkelësit.
- Sonte është gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit, zbulohen të gjitha detajet, Rita Ora ‘ndez’ skenën
- Cilat janë lulet më të shtrenjta në botë dhe ku gjenden ato