Artisten Britney Spears do ta shohim edhe në rolin e shkrimtares. I titulluar “Gruaja brenda meje”, libri që pritet të dalë në libraritë amerikane më 24 Tetor do të tregojë gjithçka për jetën e këngëtares.
I kompletuar me një kopertinë provokuese bardh e zi ku Spears shfaqet topless libri pritet të trajtojë tema të rëndësishme si kujdestaria ligjore, fama,amësia por edhe aspekte nga jeta private si ndarja e saj e shumë përfolur me Justin Timberlake.
Në fund të librit do të trajtohet edhe marrëdhënia me bashkëshortin e saj, Sam Asghari.
Për të siguruar që historia e saj të tregohet sa më mirë, Britney kërkoi ndihmën e shkrimtarit të njohur Sam Lansky, i cili është gjithashtu edhe gazetar i mirënjohur. Ai ka shkruar për yjet e njohur të showbizz-it Madonna, Nicki Minaj dhe Adele.
Britney Spears kishte menduar të shkruante kujtimet e jetës në një libër për një kohë të gjatë, veçanërisht pasi motra, Jamie Lynn Spears publikoi librin e saj.