Header

Britania e Madhe jashtë BE, qytetarët në festë

Britania e Madhe sot në orën 00:00 doli zyrtarisht nga Bashkimi Europian pas 47 viteve anëtarsim.

Rruget dhe sheshet kryesore u mbushën nga demostruesit e pro dhe kundër Brexit teska numërun mbrapsht sekondat për daljen e Britanisë së Madhe.

Kryeministri Boris Johnson e ka quajtur këtë një moment hisktorik dhe lindja e një epoke të re për Britaninë e Madhe.

Në një mesazh në rrjete sociale, një orë para daljes nga BE, Johnson shkroi: “Për shumë njerëz ky është një moment shprese, një moment që nuk do e besonin që do të vinte ndonjëherë. Ka dhe shumë që po përjetojnë ndjenjë akthi dhe humbjeje. Natyrisht ekziston dhe një grup i tretë, mbase dhe më i madhi, i cili kishte filluar të shqetësoje se kjo situatë politike nuk do të merrte fund kurrë. Unë i kuptoj të gjithë, dhe puna ime është ta bashkoj këtë vend dhe ta çoj përpara”.

Më tej Johnson tha se largimi nga BE nuk është fund, por fillim, një moment i rinovimit dhe ndryshimit të vërtetë kombëtar.

You may also like ...