Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja e famshme Madonna ka zbuluar se prej Koronavirusit ka humbur brenda 24 orëve tre persona të afërt me të.
“Nuk kemi gjithmonë ditë të mira. Nuk kam fjetur fare mbrëmë dhe sot kam qenë e dërrmuar….Kam nevojë të dal nga trupi im”, shkruan ylli i muzikës krahas videos së shpërndarë.
Ikona e popit foli më pas për humbjet e saj në 24 orët e fundit, të cilat përfshinin kushëririn e saj, vëllain e rojes së saj të sigurisë dhe drejtuesin e muzikës Orlando Puerta, i cili punoi në shumë prej këngëve të saj.
https://www.instagram.com/tv/B-weA-GhvQ9/?utm_source=ig_embed
- Nuk flisnin prej vitesh, Rihanna përpiqet të shërojë të atin
- Pronarja heq 3700 $ nga muret e lokalit dhe jua jep punëtorëve