Header

Brad Pitt prezanton pijen e tij alkoolike

Pas aktorit George Cloony edhe miku i tij Brad Pitt pritet të sjellë një pije të re alkoolike. Pitt do të  prezantojnë pijen e quajtu “The Gardener” në festivalin e filmit në Kanë.

Për këtë pije alkolike aktori i njohur  ka bashkëpunuar në bashkëpunim me distiluesin Tom Nichol dhe familjen Perrin, që ishin partnerë me aktorin në eksperiencat e tij të para të verës dhe që së fundmi u bashkuan me të edhe për një linjë për kujdesin ndaj lëkurës.

“The Gardener” është një xhin i thatë londinez, i distiluar në Francë nga një bazë drithi. Xhini i Brad Pitt do të prezantohet në formën e një kokteji të quajtur  “The Secret Garden”.

Dy herë fituesi i Oscar-it, prezantoi në vitin 2015 verën e tij kohë kur ai ishte ende në një marrëdhënie me Angelina Jolie.

Ata u përfshinë në një betejë ligjore për pronën e tyre ne në juglindje të Francës ku kishte fusha me vreshta.

Vitin e kaluar aktori akuzoi Jolie  se shiti pjesën e saj një prodhuesi të pijeve alkoolike një oligarku rus.

You may also like ...