Header

Brad Pitt dhe Angelina Jolie përsëri në dyert e gjykatës

Në vitin 2005 çifti i njohur hollivudian blen një pjesë të mirë të aksioneve në kantinën franceze  ‘Château Miraval’ ku kanë kaluar edhe kohën më të madhe gjatë marrëdhënies së tyre e cila zgjati për 12 vite radhazi.

“Jolie mendohet se  ka shitur në mënyrë të fshehtë askionet në lidhje me kantinën madje duke e mbajtur të fshehtë qëllimisht edhe nga Pitt duke shkelur kështu me vetëdije të plot të drejtat kontraktuale të Pitt” – sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara më parë nga Fox News Digital.

Pitt po padit Jolie  për shkelje të një kontrate të nënkuptuar dhe po kërkon dëmshpërblim “në një shumë që do të provohet në gjyq” dhe ka kërkuar që shitja e Jolie të shpallet “nul dhe e pavlefshme”.

Tashmë pritet se çfarë vendimi do të marrë gjykata, lidhur me situatën e çiftit për shitjen e aksioneve nga ana e aktores së famshme Angelina Jolie.

You may also like ...