Header

Bota ‘sytë’ nga Londra për kurorëzimin e Mbretit/ Charles mbërrin në Westminster Abbey

Mbreti dhe Camilla kanë mbërritur në Westminster Abbey, për fillimin e ceremonisë historike të kurorëzimit të tij. Ndërkohë disa anëtarë të lartë të familjes mbretërore mbërritën pak para tij.

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla kanë hyrë në kishë në tingujt e “I was glad”, himni i kurorëzimit i shkruar nga Hubert Parry për kurorëzimin e Mbretit Eduard VII në 1902 dhe i kënduar në të gjitha ceremonitë e kurorëzimit që atëherë.

Vëllezërit e motrat e tij,  Princesha Anne, Princi Eduard dhe Princi Andrew janë ulur të gjithë në vendet e tyre.

Më parë, familja e mbretëreshës Camilla mbërriti në Abbey, duke përfshirë ish-bashkëshortin e saj Andrew Parker-Boëles dhe vajzën e saj Laura Lopes dhe djalin Tom Parker-Bowles.

You may also like ...