Diva e muzikës pop, Beyonce ka shkruar sërish historinë me hitin e saj të ri “Teksas Holdem” pasi është bërë gruaja e parë me ngjyrë që ka kryesuar listat e muzikës “Country”.
E publikuar më 11 shkurt projekti muzikor “Texas Hold ‘Em” rrëzoi nga froni këngën, “I Remember Everything”, i cili kishte kryesuar listat muzikore për 20 javë.
10 ditë pas publikimit, ky hit zuri vendin e parë mes 10 këngëve më të mira të muzikës “Country” sipas listës së revistës Billboard. Kjo e bën Beyonce, të parën këngëtare me origjinë afro-amerikane që kryeson këtë listë.
Sipas Rolling Stone, ylli është gruaja e parë me ngjyrë që zë këtë vend në listë që nga fillimi i saj në vitin 1958.
Me këtë këngë, artistja 42-vjeçare zuri njëherësh vendin e parë edhe mes 10-këngëve më të mira R&B/Hip Hop, duke u bërë e para këngëtare në histori që kryeson këto dy lista njëkohësisht.
- Filmi i ri i Robert Pattinson do të shfaqet në janar të 2025
- Pak ditë para koncertit, mania “Swiftie” përfshin Sydney