Ish-banorët e ‘Big Brother Vip 2’ vazhdojnë të jenë në qendërtë vëmendjes dhe beteja e tyre për ndjekësa në rrjete sociale vazhdon me luhatje javë pas jave në varësi të aktivitetit të tyre.
Si çdo javë, “Top Albania Radio”, sjellë në vëmendjen luhatjet që personazhet e “Big Brother” kanë pasur në rrjetet sociale.
Fama e tyre është e lidhur ngushtë me dinamikat që ata zhvillojnë jashtë shtëpisë dhe nga renditja mund të dallohet se cili prej tyre është i preferuari i publikut. Në vend të dhjetë renditet Dea Mishel, të cilën e shohim çdo të diel krah Kristit në jurinë e “She’s On Top”. Ajo ka humbur 4 mijë ndjekës në “Instagram”.
Pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother VIP” ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv.
Po ashtu dhe Ronaldo Sharka këtë javë ka humbur 1 mijë ndjekës. Gazetari ka qenë në Turqi prej disa ditësh, ku edhe është bërë pjesë e formatit “Kepi i Tundimeve”.
Në vend të shtatë renditet Efi Dhedhes me 1 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 588 mijë ndjekës. Qëkur ka përfunduar eksperienca e “Big Brother”, Efi ka preferuar mos të jetë pjesë e publikut me intervista.
Keisi Medini ka shtuar 1 mijë ndjekës në “Instagram”. Këngëtarja nuk i ndal pozat hot në rrjetet sociale, ndaj edhe ndjekësit për të sa vijnë e shtohen. Ajo mund të cilësohet edhe si një ndër personazhet më aktiv në rrjetet sociale, ndaj edhe interesi për ta ndjekur atë në “Instagram”.
Pas saj vjen Kiara Tito me 1 mijë ndjekës më shumë.
Me po 1 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar është po ashtu dhe Olta Gixhari. Që pas përfundimit të “Big Brother”, Olta është ndër personazhet më të ndjekura.
Në vend të tretë renditet Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që ka mbaruar tashmë xhirimet dhe së shpejti do të transmetohet në televizion. Këtë javë ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës.
Luiz Ejlli këtë javë ka shtuar vetëm 2 mijë ndjekës. Kujtojmë se së bashku me Olta Gixharin, do të jenë protagonistë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Vendi i parë për këtë javë në “Social Top 5” i përket sërish Elvis Pupës. Edhe këtë javë ai është rritur me plot 9 mijë ndjekës. Për të dytën javë resht, aktori i humorit njeh vetëm rritje të shifrave në rrjetet sociale.
- Moderatori i njohur bëhet baba për herë të dytë
- Kapelja e famshme e Michael Jackson do të dalë në shitje së shpejti