Header

Bebe Rexha surprizon shqiptarët, sjell këngën në gjuhën shqipe

Më në fund!! Një nga artistet shqiptare me famë botërore do sjellë një këngë në gjuhën shqipe.

Bebe Rexha ka suprizuar të gjithë shqiptarët me projektin e saj të ri që pritet të publikojë. Këngëtarja sapo na ka zbuluar se ka gati një këngë në gjuhën shqipe.

Kënga është gati dhe artistja po mendon ta publikojë gjatë verës. Projekti është në bashkëpunim me Dj e njohur Dj Gimi.

“Të dua” titullohet projekti i artistes shqiptare me famë botërore e cila kujton në çdo moment prejardhjen e saj. Bebe ka zbuluar një fragment nga projekti i saj me Dj Gimi, i cili flet për një histori dashurie.

”A e di sa shumë të dua”- dëgjohet të thotë Bebe në gjuhën shqipe, e duhet pranuar se i shkon shumë këndimi në shqip.

Ajo nuk e ka bërë me dije se kur do e publikojë këngën.

You may also like ...