Këngëtarja e njohur shqiptare me fame botërore, Bebe Rexha, ka njoftuar se ka humbur një nga miqtë e saj nga koronavirusi.
Bebe Rexha, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që gjithashtu janë përfshirë nga virusi COVID-19, ka një lutje për të gjithë.
“Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga coronavirusi në moshën 45 vjeçe. Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutemi,” ka shkruar Bebe, e cila ka disa fjalë për Trump.
“Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat me qira, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi corona të jetë nën kontroll”, tha Rexha. “Miliona Amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”, ka shtuar ajo.
- Shënohet viktima e parë nga Koronavirusi në Kosovë
- Ish presidenti i Realit humb jetën nga Koronavirusi