Futbollisti i njohur, Neymar, feston ditëlindjen me datë 5 shkurt. Ai mbush 28 vjec e megjithatë, ka festuar disa ditë më parë. Ditën e djeshme ai kishte organizuar një festë të madhe, në një lokal afër kullës Eiffel dhe kodi i veshjes ishte që të gjithë të visheshin me të bardha.
Të ftura speciale ishin dhe dy kushërirat e njohura shqiptare: Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj. Si gjithë të tjerët edhe vajzat ishin veshur me të bardha dhe kanë publikuar foto nga festa në Instastoryt e tyre. Kujtojmë se dyshja janë shoqëruar dhe herë të tjera me futbollistin dhe mesa duket janë miq të mirë.