Header

“Bashkë ne të dy”, Arbana Osmani ndan foton e parë të dasmës me Eduartin:

6 ditë pas dasmës së shumëpërfolur të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt në Tokanë, moderatorja ka vendosur që të ndajë një foto nuse.

Moderatorja ka publikuar foto krah partnerit të saj Eduart Grishaj, ndërsa e përshkruan këtë ditë si një nga më të paharrueshmet e jetës së saj.

‘Bashkë ne të dy. Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.

Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private. Faleminderit Zotit për gjithçka????Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë”- shkroi ajo.

You may also like ...