Header

‘Bafta Awards 2024’: ‘Oppenheimer’ dominon me 7 çmime

Filmi “Oppenheimer” i ka rrëmbyer shumicën e çmimeve Bafta, duke përfshirë ato për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë, dhe aktorin më të mirë në rol dytësor.

Oppenheimer u nominua për gjithsej 13 çmime dhe ishte triumfuese në shtatë kategori në ceremoninë e së dielës.

Aktori irlandez Cillian Murphy, i cili luan si “babai i bombës atomike” J Robert Oppenheimer, u shpall aktori më i mirë. Ndërsa Robert Downey Jr u ??nderua në kategorinë mbështetëse.

Emma Stone është shpallur aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin Poor Things, ndërsa vetë filmi Poor Things fitoi pesë çmime.

Drama historike The Zone of Interest fitoi tre Bafta duke përfshirë Filmin Britanik të jashtëzakonshëm.

Ndërsa filmi “Barbie”, me fitimet më të mëdha të vitit, doli pa asgjë nga pesë nominime. Regjisorja e Barbie, Greta Gerwig, nuk arriti të nominohej për regjinë as për çmimet BAFTA, as për Oscar, që u komentua nga shumë si një mohim i madh.

You may also like ...