Header

As Ansiton e as Kidman, Jami Gertz është aktorja më e pasur në botë

Në rast se keni pyetur veten “kush është aktori më i pasur në botë”, jemi të sigurt që hamendjet tuaja nuk ishin shumë të suksesshme. Ajo nuk është as Jennifer Aniston dhe as Nicole Kidman. Ashtu siç nuk është as Brad Pitt, dhe as Tom Cruise.

Sipas hulumtimit të Wealthy Gorilla, në krye të listës së aktorëve më të famshëm në botë është 58-vjeçarja amerikane Jami Gertz me 3 miliardë dollarë, duke lënë pas kolegët e saj, si The Rock, i cili del thuajse çdo vit zgjidhet si aktori më i paguar në Hollywood.

Sipas të njëjtës faqe interneti, pasuria neto e shumë prej aktorëve në listë nuk vjen vetëm nga të ardhurat e tyre nga karriera e tyre në aktrim, por edhe nga investimet, bizneset dhe aktivitetet e tjera profesionale. Për sa i përket investimeve të Jami Gertz- it, këto përfshijnë pasuri të paluajtshme, teknologji, kriptovaluta, deri te financimi i bizneseve të vogla dhe inovative.

Sipas kapitalism.com, pasuria e Jami Gertz është rritur çdo vit për pesë vitet e fundit me të paktën gjysmë milioni dollarë, duke e bërë atë në krye të listës për vitin 2022: 2022: 3 miliardë dollarë, 2021: 2.5 miliardë dollarë, 2020: 2 miliardë dollarë, 2019: 1 miliard dollarë 2018: 500 miliardë dollarë.

You may also like ...