Ndahet nga jeta në moshën 73-vjecare mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda.
Deda, ka spikatur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi, ndërroi jetë këtë të premte në Shkodër, pas një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh
Kush ishte Zef Deda
Zef Deda Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore.
Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran.
Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.
Rolet Kryesore
Kunati i shokut Xhemal,
Kola i dritave,
Charlie Chaplin (imitim) ,
Kusheriri nga Amerika,
Altini (altufi) Dhjetra emisjone per femije,
Ne filmin “gjurme ne kaltersi” 1981, etj.
- Për herë të parë me bileta hyrëse në Venezia, prova për vizitorët do të zbatohet nga muaji prill
- E akuzojnë për operacione plastike, rrëfehet Sofia Vergara