Header

Arsyeja pse JLo dhe Ben Affleck po shesin rezidencën e tyre

Sipas një raporti të ri, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë të gatshëm të shesin shtëpinë e tyre  mes thashethemeve për divorc.

Çifti ka qenë i pakënaqur me rezidencën prej 60 milionë dollarësh, 38,000 metra katrorë në Beverly Hills, Kaliforni, për një kohë të gjatë, raportoi People të martën.

“Benit nuk e pëlqeu kurrë shtëpinë. Është shumë larg nga fëmijët e tij”, tha një burim i afërt me Lopez për revistën e njohur “People”.

Ndërkohë, këngëtarja e cila ka dy fëmijë binjakë nga martesa e mëparshme me Marc Anthony, mendon se shtëpia me 12 dhoma gjumi është thjesht ‘shumë e madhe për të’.

Raportet u shfaqën të shtunën se çifti kishte nxjerrë në treg shtëpinë me 12 dhoma gjumi dhe 24 banjo.

Ndërkohë, kujtojmë se çifti e bleu rezidencë luksoze në vitin 2024 për rreth 60 mln dollarë, teksa mësohet se kanë bërë edhe disa ndërhyrje në pronë prandaj duan ta shesin atë për 65 mln dollarë.

 

You may also like ...