Header

Arsyeja e mungesës së Harry Styles në Met Gala paskan qenë dy ish-partneret!

Harry Styles mungoi në Met Gala këtë vit dhe mesa duket, arsyeja lidhet me dy ish-at e tij, Olivia Wilde dhe Emily Ratajkowski.

Sipas një burimi për “Daily Mail”, “Harry ishte i ftuar në Met Gala, por duke e ditur se të dyja do të shkonin, e shmangu si të ishte murtaja”.

Ekipi i tij i kishte thënë këngëtarit se “do të merrnin të gjitha masat e nevojshme që të siguroheshin se nuk do të kishte ndonjë rastësi të çuditshme me Olivia”, por ai nuk donte të rrezikonte. “Harry nuk ka  dëshirë të përballet kokë më kokë me Olivia në këtë moment” dhe ”të rastiste Olivia në një event ku ndodhej Emily do të ishte shumë intense”.

Në Mars, Harry dhe Emily u kapën duke u puthur dhe ngjarja bëri bujë sepse modelja është shoqe me aktoren Olivia Wilde. Fillimisht një burim u shpreh se aktorja kishte zgjedhur të qëndronte larg kësaj situate, por më vonë u deklarua se Emily kishte thyer “kodin e vajzave” duke dalë me ish-të dashurin e shoqes së saj.

You may also like ...