Header

“Arritje e madhe”, kryhet transplanti i parë i syrit të njeriut

Kirurgët në Nju Jork kanë kryer transplantin e parë të syrit të njeriut, operacion i cili zgjati 21 orë.

Transplanti u cilësua si një arritje e madhe edhe pse pacienti nuk e ka rifituar shikimin në sy.

“Fakti që ne kemi transplantuar një sy është një hap i madh përpara, është diçka që është menduar me shekuj, por nuk është bërë kurrë”, tha Eduardo Rodriguez, mjeku që drejtoi ekipin që kreu operacionin.

Aaron James, veteran ushtarak i Arkansas, është pacienti që bëri transplantin e syrit, pasi në qershor të vitit 2021, teksa ishte duke punuar një tel i ndezur aksidentalisht i dogji anën e majtë të fytyrës duke përfshirë syrin e majtë, hundën dhe buzët.

Operacioni për transplantin e pjesshëm të fytyrës dhe të gjithë syrit kërkoi ndihmën e 140 kirurgëve.

Syri i transplantuar tregon shenja “të jashtëzakonshme” të shëndetit të mirë, por James ende nuk mund të shohë dhe shpreson se me kalimin e kohës shikimi i tij do të kthehet dhe se operacioni inovativ që i është nënshtruar do të ndihmojë në transplantimin e mjekësisë.

“Është shpresa ime më e madhe. Nëse mund ta shoh do të jetë fantastike. Nëse operacioni hap një rrugë të re në fushën mjekësore, unë jam plotësisht në favor të tij,” tha James për CNN.

You may also like ...