Header

Anulohen koncertet, Endrin dhe Stefin i gjen koronavirusi në SHBA

Prej kohësh çdo vit në këtë periudhë, vëllezërit e famshëm korçare në muzikë, Stefi dhe Endri Prifti e kalojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku çdo vit mbajnë turin e tyre koncertor në disa shtete atje.
Situata e përhapjes së Koronavirusit, i ka gjetur përtej oqeanit, duke u detyruar të pezullojnë aktivitetin e tyre artistik.
Për “Panorama Plus”, Stefi tregoi detaje nga situata në të cilën ndodhen dy vëllezërit, ndërsa ndodhen larg Shqipërisë .
“Ç’mund të themi në këtë kohë enigmatike?!Dy koncertet e radhës në Uashington dhe në Boston u anuluan edhe pse parashikohej të ishin super full”, tha Stefi.
Pyetjes nëse do të kthehen apo do e kalojnë në SHBA këtë periudhë kritike, ai iu përgjigj: “Do të kthehemi edhe ne, se nëse nuk kthehemi do të na duhet të qëndrojmë një muaj këtej”. Pas kthimit, çfarë do të bëjnë në Tiranë? “Nëse situata do të kthehet në normalitet, kemi disa këngë që duhet t’i përfundojmë në studio”, tha Stefi, vëllai më i madh i Endri Priftit.

You may also like ...