Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka treguar bujarinë e saj, duke i dhuruar një infermiereje amerikane, Kimball Fairbanks, nënë e dy fëmijëve, e prekur nga koronavirusi dhe e izoluar, një shumë të majmë parash.
Ajo i ka dhuruar 10 mijë dollarë, nëpërmjet një bonoje me Postmates, shoqëri e cila merret me dorëzimin e produkteve në shtëpi.
Infermierja e kardiologjisë e cila punon në spitalin e qytetit të St.George, në shtetin e Utah, rezultoi pozitive ndaj Covid-19.
Gjesti bujar i saj u bë gjatë një talk show të Jimmy Kimmel Live.
Duke iu drejtuar infermieres, Jennifer tha, “Përshëndetje e dashur, doja vetëm të të thoja: Zoti të bekoftë, ty dhe të gjithë ata që janë në vijën e parë të betejës, për gjithë sa po bëni. Nuk di se si ta shpreh mirënjohjen për ju. Jeni vërtetë fenomanalë!”
Më tej aktorja tregoi se prej tre javësh është e izoluar në shtëpi, duke thënë se e vetmja gjë që bën vazhdimisht, është pastrimi dhe larja e enëve.