Pasi humbi gjyqin për shpifje kundër Johnny Depp, Amber Heard mori vendimin të transferohej në qytetin spanjoll të Malaga. Synimi i saj ishte që ta largonte vajzën, Oonagh nga jeta në Hollywood.
Edhe pse ajo është një aktore amerikane, Heard bëri mjaft bujë edhe në Spanjë. Zakonisht,aktorja tenton të mos angazhohet me anëtarët e shtypit, por këtë herë bëri një përjashtim. Gjatë një ndërveprimi me një kameraman, ajo u shpreh: “Unë e dua shumë Spanjën. Shpresoj që të arrij të qëndroj këtu, më pëlqen jetesa. Shpresoj që të jeni mirë, ishte një kënaqësi që ju njoha. Më duhet të eci përpara . Kjo është jeta.
Ka ende shumë debate rreth gjyqit kundër Johnny Depp. Nga njëra anë, ka njerëz që nuk i besojnë pretendimet e Amber Heard gjatë gjyqit dhe ata që e mbrojnë atë. Johnny Depp u shfaq së fundmi në Kanë dhe ai mori një ovacion para shfaqjes së interpretimit të tij të ri të Louis XV në filmin ‘Jeanne du Barry’. Heard vendosi të transferohej në Madrid dhe aktori qëndron në MB duke bërë një jetë të qetë.
- Gruaja e veshur me ngjyrat e Ukrainës, lahet me “gjak” në Kanë
- Sherri i bujshëm me Noizyn, Stresi zbulon si qëndron e vërteta