Header

Almeda Abazi tregon momentin e saj më të vështirë në jetë

Almeda Abazi ka rrëfyer për emisionin “Në kurthin e Piter Pan” një nga momentet më sfiduese e të trishta të jetës së saj.

Aktorja dhe moderatorja tregoi se si e përjetoi humbjen e babait të saj, duke thënë se kjo ngjarje e rëndë e ka bërë atë të maturohet emocionalisht në mënyrë të menjëhershme.

“Momenti më i vështirë për mua ka qenë humbja e babait. Kam qenë në moshë shumë të re, 16 vjeç dhe e përjetova shumë keq, sepse ne jemi një familje shumë e lidhur me njeri-tjetrin. Çdo gjë ka ndodhur brenda 6 muajve dhe jam rritur e pjekur para kohe. Përjetova një maturi të menjëhershme. Është dhimbja që kthehet në forcë”.“Mamaja ime ka qenë forcë për ne, është ajo që na ka mbështetur”,- ka treguar Almeda.

 

You may also like ...