Tenori i njohur spanjoll Placido Domingo, akuzohet për ngacmim seksual. Teksa po përballet me këto akuza ai ka kërkuar falje për “dëmtimet” e shkaktuara, duke pretenduar se ai pranon “përgjegjësinë e plotë” për veprimet e tij.
“Me të vërtetë më vjen keq për dhimbjen që kam shkaktuar. Unë pranoj përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia”, tha ai në një shënim dërguar agjencisë spanjolle të lajmeve Europa Press.
Disa gra, sipas agjencisë amerikane të lajmeve ‘Associated Press’, e akuzojnë tenorin se i ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me to, duke iu premtuar shpërblime dhe në disa raste duke i keqtrajtuar, nëse refuzonin kërkesën e tij.
Ndërkohë janë rreth 30 persona në botën e Operas që kanë deklaruar për “AP” se kanë asistuar në skena të papërshtatshme me sfond seksual, nga ana e Domingos.
- Dorina Gegiçi shkëlqen në pasarelën e Philipp Plein
- Ja kujt ia la trashëgiminë prej 60 milionë dollarë Kirk Daglas