Një ndër aktoret kryesore të serialit “La Casa De Pape” Itziar Ituno, ku ndryshe njihet edhe si Raquel Murrillo, inspektorja që ra në dashuri me profesorin, ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.
Vetë aktorja e ka dhënë njoftimin përmes një postimi në “Instagram” , ku shprehet se ka sintoma të buta dhe se të gjithë duhet të kujdesen për veten.
“Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma – temperaturë dhe kollë të thatë dhe sot kam pranuar informacionin nga testi epidemiologjik që kam bërë. Është koronavirus. Rasti im është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Jini të vetëdijshëm, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët”.
Sezoni i ri “La Casa De Papel” do lançohej në datën 4 prill por ende nuk ka asnjë lajm nëse do anullohet prej koronavirusit apo jo.
“La Casa De Papel” do të lançojë sezonin e ri më datën 4 të muajit prill dhe ende nuk kemi asnjë lajm nëse kjo datë do të shtyhet apo jo për shkak të Koronavirusit.
https://www.instagram.com/p/B94G2HsAs7M/?utm_source=ig_embed